Tahografët analog
Tahografët analogë janë pajisje të përdorura në mjete transporti për të regjistruar informacionin e udhëtimit. Këto pajisje përdorin një disk për të regjistruar.
Ky lloj tahografi përdor mekanizma mekanikë për të regjistruar informacionin e nevojshëm, siç janë shpejtësia e mjetit, distanca e rrugës së kaluar dhe koha e punës së shoferit. Informacioni regjistrohet në mënyrë të vazhdueshme në një fletë regjistrimi, e cila mund të analizohet më vonë për të siguruar që mjeti dhe shoferi janë në përputhje me rregulloret e transportit.
Në “Kienzle”, ne ofrojmë shërbime profesionale për kalibrimin e tahografëve analogë. Ky proces siguron që tahografi të jetë i saktë dhe i besueshëm, duke ju ndihmuar të mbani flotën tuaj në rrugë dhe në përputhje me rregulloret.
Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona të kalibrimin e tahografëve analogë, ju lutemi të na kontaktoni.